U godit nga makina, humb jetën 59-vjeçarja në Bulqizë

Një 59-vjeçare ka humbur jetën në Bulqizë, pasi u godit nga një veturë.

Sipas policisë, gjatë ditës së sotme, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar këmbësoren, shtetasen H.M., transmeton Klankosova.tv.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

The post U godit nga makina, humb jetën 59-vjeçarja në Bulqizë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news