“Unë gruan n’dorë e kam kap, ambulanca me karrige e ka çu poshtë” / Banesat e socialit pa ashensor (VIDEO)

Banorët rezidentë të ndërtesave të socialit në Malishevë, përditë ballafaqohen me sfida të shumta e për të cilat kush nuk po u ndihmon.

Përveç ujit të pijes, banorët nuk kanë as ashensor, që do të ua lehtësonte sadopak mbijetesën, raporton Kiks Kosova.

Sipas Fehmi Berishës, në këto ndërtesa jetojnë shumë gra në moshë e për të cilat është problem ngjitja e shkallëve përditë.

As për vetë 57-vjeçarin, kjo gjendje nuk është aspak e lehtë.

Sidomos për gruan e tij e cila është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Shishet e mëdha me ujë banoret po duhet t’i bartin përditë shkallëve.

Sipas Fahrije Berishës, 72-vjeçares e cila jeton në njërën prej banesave, në ndërtesë ka shumë banorë me aftësi të kufizuar dhe për ta është sfiduese zbritja dhe ngjitja e shkallëve çdo ditë.

Kiks Kosova kërkoi edhe nga Komuna e Malishevës të di se pse nuk ka ashensor në këto ndërtesa. Megjithatë, asnjë përgjigje nuk e morëm deri në kohën e transmetimit të kësaj kronike.

The post “Unë gruan n’dorë e kam kap, ambulanca me karrige e ka çu poshtë” / Banesat e socialit pa ashensor (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news