Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës i ka hapur dyert edhe sivjet.
Madje, këtë herë pjesë e tij do të jenë rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës.
Ata për rreth dy javë do të kenë mundësin që të shkëmbejnë ide ndërkulturore mes vete.
Ky u vlersua si një hap shumë i rendësishmëm arsimor për vendin tonë duke u parë si një mundësi e mirë edhe për studentët e Kosovës që duan të dinë më shumë për teknologjinë, artin, kulturën e shumë fusha të ndryshme.
Përveç studentëve, të pranishëm qenë edhe profesor nga universitete të ndryshme të botës.



