Seven Saraçi zbulon planet për tregun ndërkombëtar, kënga e re gati për lansim (VIDEO)

Këngëtari dhe kantautori Seven Saraçi ka folur për rrugëtimin e tij artistik dhe projektet e reja muzikore.

Në një intervistë për “Prive” Klan Kosova, ai ka treguar për këngën e re që pritet të publikohet së shpejti.

“Projekti i ri me 17 korrik, as you should, është këngë në anglisht. Very excited, kam bërë një pauzë të gjatë. Është një këngë që do të dalë tash për verë dhe e kemi realizuar në këtë studio”, tha ai për “Prive”.

Saraçi ka zbuluar se synimi i tij është depërtimi edhe në tregun ndërkombëtar, duke përmend se ka punuar më herët në projekte në gjuhën angleze dhe ka pasur mbështetje edhe nga tregu amerikan.

“Po, projekti do të jetë në anglisht. Kam lënë disa projekte në anglisht në Amerikë dhe kam pasur shumë suport nëpër radio dhe portale amerikane. Ky do të jetë ndryshe nga projektet e kaluara dhe një projekt që do të më prezantojë ndryshe”, tha artisti./Klankosova.tv

 

Latest news
Related news