Sulmuesi i Shteteve të Bashuara të Amerikës, Folarin Balogun, së fundmi është bërë temë kryesore në botën e futbollit.
Reagimet ndaj rastit të tij ka ardhur pasi që ai është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndërmjet SHBA-së dhe Bosnjës në kuadër të fazës së 1/16 e finales në Kupën e Botës, e më pas dënimi me një ndeshje moslojë i është hequr.
Ky vendim i FIFA-s për pezullimin e kartonit të kuq ndaj Bologun ka nxitur reagime të shumta, pas dyshimeve për ndikime në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror, duke qenë vet Fedarata e Belgjikës që ka kërkuar shpjegime, pasi të dy kombëtaret do të ndeshen në 1/8 e finales.
Lidhur me këtë, edhe presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se ka biseduar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino për kartonin e kuq të Balogun.
Së fundmi, ka reaguar Infantino, i cili e ka pranuar se ka biseduar me Trumpin, por ka insistuar se organet e FIFA-s janë të pavarura.
“Organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura. Pavarësia e tyre është thelbësore për besueshmërinë dhe integritetin e futbollit dhe duhet të respektohet gjithmonë. Po, flas rregullisht me Presidentin e Shteteve të Bashkuara për çështjet e Kupës së Botës dhe mora një telefonatë nga Presidenti Donald Trump. Gjatë bisedës sonë, shpjegova se një proces zyrtar gjyqësor që përfshin organet e pavarura gjyqësore të FIFA-s ishte duke u zhvilluar dhe se çështja do të vendosej në kohën e duhur nga autoritetet kompetente.”, ka thënë Infantino.
Ai ka shtuar se kështu funksionon sistemi i FIFA-s dhe është një parim që ai gjithmonë do ta mbrojë.
“I lexoj vendimet e Komitetit Disiplinor të FIFA-s kur ato publikohen. Ndonjëherë më habitin. Ndonjëherë pajtohem me to dhe ndonjëherë nuk pajtohem. Ajo që bëj gjithmonë, megjithatë, është t’i respektoj ato vendime dhe pavarësinë e organeve që i marrin ato”, është shprehur Infantino. /Klankosova.tv



