Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të madh në platformën Spotify, duke u bërë artistja e parë femër që ka katër albume me mbi 5 miliardë dëgjime secili.
Ky moment historik e rendit atë ndër emrat më të suksesshëm të muzikës moderne në aspektin e transmetimeve globale, duke reflektuar ndikimin e saj të vazhdueshëm në skenën ndërkombëtare, që nga debutimi i saj deri te projektet më të fundit, transmeton Klankosova.tv.
Hitet si “New Rules”, “Don’t Start Now” dhe “Levitating” kanë kontribuar ndjeshëm në këto shifra të larta dëgjimesh, duke e shndërruar katalogun e saj muzikor në një nga më të dëgjuarit në botë.
Ky rekord e forcon edhe më tej pozicionin e Dua Lipës si një nga artistet më të suksesshme të pop-it në dekadën e fundit.
View this post on Instagram



