Pas protestës, Muja thërret në takim tre përfaqësues të fermerëve

Pas protestës së fermerëve të qumështit para Ministrisë së Bujqësisë, ministri në detyrë, Armend Muja ka thirrur në takim tre përfaqësues të prodhueseve vendorë.

Ministri këtë vendim e mori menjëherë pas përfundimit të protestës, kur edhe u ftuan tre përfaqësuesit, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, kërkesat e fermerëve ishin të qarta, të rifillojë menjëherë grumbullimi i qumështit, të bëhet publikimi urgjent i rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore, dhe të kthehen çmimet e mëparshme të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave, transmeton Klankosova.tv.

Latest news
Related news