Ushtarët amerikanë patrullojnë afër kufirit

Ushtarët amerikanë në kuadër të KFOR-it kanë patrulluar në veri të vendit.

Në një njoftim të lëshuar në Facebook nga misioni i NATO në Kosovë thuhet se është patrulluar edhe rreth vijës kufitare.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Klankosova.tv

The post Ushtarët amerikanë patrullojnë afër kufirit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news