Ushtarët amerikanë perfeksionojnë gjuajtjen me armë në Kampin Bondsteel

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë zhvilluar kursin se si të perfkesionojnë gjuajtjen me armë në Kampin Bondsteel.

Trajnimi i “marksmanship” lejon ushtarët të bëhen më të aftë në trajtimin dhe gjuajtjen me armë, duke rritur gatishmërinë dhe aftësitë e tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet përkatëse si reagues të sigurisë”.

The post Ushtarët amerikanë perfeksionojnë gjuajtjen me armë në Kampin Bondsteel appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news