Varroset sot zyrtari policor që vdiq aksidentalisht në rrugën Prishtinë–Gjilan

Zyrtari policor Shyqeri Mahmuti, i cili humbi jetën dje në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë–Gjilan, do të varroset sot në fshatin Lladovë të komunës së Gjilanit.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 18:00, dhe në të pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.

Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme, ku përveç Mahmutit, dy persona të tjerë mbetën të lënduar.

E rëndë: Ky është zyrtari policor që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë – Gjilan

The post Varroset sot zyrtari policor që vdiq aksidentalisht në rrugën Prishtinë–Gjilan appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news