Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, vendpunishtja e ndërtimit të urës për këmbësorë mbi lumin Ibër, u pushtua nga uji.
Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami ka raportuar se intervenimet në këtë punishte po vazhdojnë.
E njëjta ka dërguar edhe pamje në redaksi, teksa intervenimet janë në proces, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, kryepunuesi Jahir Nimani, në një prononcim për Klankosova.tv, akuzoi faktorin njeri për situatën e krijuar, derisa këtyre akuzave iu është kundërpërgjigjur Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, i cili tha se kjo ndodhi për shkak të rritjes së nivelit të ujit në digën e Pridvoricës pas reshjeve të shumta ditëve të fundit, si dhe me rrëshqitjen e kanalit te Zubin Potoku.
Përmbysja e urës mbi Ibër, Nimani thotë se dëmet kapin vlerën e qindra mijëra eurove
Mujka: Incidenti te ura në ndërtim mbi Ibër është problem teknik, jo politik
The post Vazhdojnë intervenimet në vendpunishten e ndërtimit të urës mbi Ibër (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



