Gara mes kandidatëve të AAK-së dhe atyre të NISMA-s vazhdon të jetë e fortë. Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët-Ideal, numëron 7 për qind të votave të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit. Bazuar në këtë numër, koalicioni pritet të ketë tetë deputetë në legjislaturën e ardhshme.
Me rezultatet momentale të kandidatëve për deputet, AAK-ja pritet t’i ketë pesë deputetë, ndërsa Nisma Socialdemokrate tre deputetë.
Megjithatë, ndarja e ulëseve në kuvend brenda koalicionit mund të ndryshojë dhe dy subjektet mund të jenë të përfaqësuar barabartë në legjislaturën e ardhshme.
Nisma mund t’i arrijë katër deputetë, duke ia hequr një deputet AAK-së nëse Vesel Krasniqi i Nimës e fiton garën me Lahi Brahimajn e AAK-së.
Dy kandidatët brenda listës së koalicionit po garojnë për një ulëse, e cila ndodhet në kontest. Dallimi mes tyre aktualisht është vetëm 190 vota.
Brahimaj dhe Krasniqi po luftojnë për vendin e shtatë brenda listës, pasi vendi i tetë do t’i përkas kandidates së Nismës, Xhevahire Izmaku. Ajo pritet të hyjë në kuvend si deputetja e tetë e koalicionit përmes kuotës gjinore.
Bazuar në rezultatet e kandidatëve për deputetë të përditësuara të enjten në orën 23:02, me afër 95% të votave të numëruara, Vesel Krasniqi e ka ngushtuar diferencën me Lahi Brahimajn në vetëm 190 vota, nga 246 vota sa ishte dallimi me përditësimin paraprak – pas numërimit të rreth 92% të votave.
Lahi Brahimaj, aktualisht numëron 10.973 vota, 190 vota më shumë sesa Vesel Krasniqi, i cili ka 10.783.


! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



