Vdekja e Michelle Trachtenberg, familja refuzon t’ia bëjnë autopsinë

Shkaku i vdekjes së aktores Michelle Trachtenberg është shpallur “i papërcaktuar” nga Ekzaminuesi Mjekësor i qytetit të Nju Jorkut, sipas një zëdhënësi të agjencisë.

Trachtenberg, projektet e paharrueshme të të cilës përfshinin role në “Harriet the Spy” dhe “Gossip Girl”, vdiq të mërkurën në Manhattan. Ajo ishte 39 vjeçe.

Familja e saj refuzoi një autopsi dhe për shkak se vdekja e Trachtenberg nuk u konsiderua e dyshimtë nga zbatimi i ligjit, zyra e ekzaminuesit mjekësor e respektoi këtë kërkesë, tha zëdhënësi.

The post Vdekja e Michelle Trachtenberg, familja refuzon t’ia bëjnë autopsinë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news