Vdes papritur aktorja e “Married With Children”, ishte 58-vjeçe

Aktorja Cindyana Santangelo, e cila luajti balerinën ekzotike “Sierra Madre” në “Married…With Children”, ka vdekur në moshën 58-vjeçare.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital të hënën pasdite pasi mjekët iu përgjigjen një thirrjeje për urgjencë mjekësore në shtëpinë e saj në Malibu, sipas TMZ, transmeton Klankosova.tv.

Aktorja u shpall e vdekur, megjithëse shkaku i vdekjes së saj është ende i paqartë. Vdekja e saj po hetohet pasi policët zbuluan se ajo kishte bërë ndërhyrje estetike në shtëpinë e saj.

Ata janë aktualisht në pritje të rezultateve të autopsisë.

Ajo njihet më së shumti për rolin e saj në “Married… With Children” si një nga kërcimtaret në një klub striptizi të quajtur The Jiggly Room, i cili frekuentohet nga personazhi kryesor i Ed O’Neill, Al Bundy dhe miqtë e tij.

She was also 'the Latin Marilyn Monroe' has died at age 58

The post Vdes papritur aktorja e “Married With Children”, ishte 58-vjeçe appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news