“Veç hajde në Kosovë se dal unë të pres”, Zebërvoki i kundërpërgjigjet komentuesit: Mos më bëj të kap motorin o legen

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Zebervoki, ka vazhduar transmetimin live në Instagram.

Kjo lidhur me incidentin e shumëpërfolur mes Jozit dhe Gjestit, ku Jozi i dha një shuplakë këtij të fundit teksa po linte shtëpinë.

Ai u shpreh kundër gjuhës së urrejtjes që po qarkullon në rrjet, duke theksuar se kjo situatë nuk duhet të përçajë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Foto: Zebervoki/Instagram

“Askush nga Kosova nuk çohet për t’u futur në probleme vetëm se Gjesti mori një shpullë, e njësoj askush nga Shqipëria nuk çohet për të bërë të njëjtën për Jozin”, – tha ai.

I irrituar nga një koment që i thoshte “Veç hajde ti në Kosovë se dal të pres me tupana”, Zebervoki reagoi: “Mos më bëj të kap motorin e të nisem. Se lat nam, na çat …”.


Pas incidentit në BBVA, Zebërvoki reagon ashpër ndaj komenteve: Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të

Lexo po ashtu
Pas incidentit në BBVA, Zebërvoki reagon ashpër ndaj komenteve: Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të

Ai shtoi se nuk është hera e parë që ndodhin përplasje mes meshkujve dhe kjo nuk duhet bërë çështje kombëtare.

Ndër të tjera, Zebervoki tregoi se ka ende kontakte me disa ish-banorë, përfshirë Amberin, Loredanën dhe Gertën.

Kujtojmë që pas incidentit të bujshëm që ndodhi natën e eliminimit, ku Jozi u ndalua nga policia menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ajo u lirua të nesërmen.

Ngjarja u komentua gjerësisht në rrjet dhe media, duke ndarë publikun në mendime.


"Kafja e mëngjesit si shuplaka e Jozit, veç të kthjellë", Ish-shoku i Gjestit ironizon me skandalin e mbrëmshëm

Lexo po ashtu
"Kafja e mëngjesit si shuplaka e Jozit, veç të kthjellë", Ish-shoku i Gjestit ironizon me skandalin e mbrëmshëm

Ndërkohë, në shtëpinë më të famshme, atmosfera mori një kthesë të papritur dhe emocionuese.

Gjesti ka kërkuar zyrtarisht të organizojë një dasmë me Eglin brenda shtëpisë – dhe kërkesa e tij është aprovuar nga Vëllai i Madh. /Telegrafi/


Dasmë në BBVA: Vëllai i Madh aprovon kërkesën e Gjestit për t’u martuar me Eglin

Lexo po ashtu
Dasmë në BBVA: Vëllai i Madh aprovon kërkesën e Gjestit për t’u martuar me Eglin

The post “Veç hajde në Kosovë se dal unë të pres”, Zebërvoki i kundërpërgjigjet komentuesit: Mos më bëj të kap motorin o legen appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news