Mbrojtësi i Brazilit, Danilo, ka folur për rëndësinë e Neymarit në ekipin e Brazilit.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit u ftua për në Kupën e Botës por duket se nuk do të luajë në asnjë ndeshje në fazën e grupit për shkak të lëndimit.
Sidoqoftë, Danilo tha se mjafton në këso situata edhe prania e tij që kundërshtarët e tyre të frikësohen.
“Vetëm prania e Neymarit mund ta shokojë kundërshtarin”, ka thënë Danilo.



