
Mallorca ka kaluar në epërsi me rezultat 1-0 në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Osasunës në kuadër të javës së 14-të në La Liga.
Autor i golit për vendasit ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për të realizuar për 1-0 në minutën e 62-të të takimit.
Për Muriqin ky ishte goli i shtatë këtë edicion në kampionatin spanjoll.
Në rast se Mallorca arrin ta ruajë këtë rezultat, atëherë ata do të shkonin në kuotën e 15 pikëve, duke iu larguar zonës së rrezikshme.
Kujtojmë se Mallorca xhiron e fundit u mposht me rezultat 2-1 nga Villarreali në udhëtim, andaj një rezultat pozitiv sot është ajo që po kërkojnë me ngulm tifozët dhe trajneri Jagoba Arrasate./Telegrafi/



