Pas një dekade qëndrimi te Tottenham Hotspur, koreani Heung Min Son, ka vendosur që të largohet.
Në fakt, tashmë ai e ke gjetur edhe skuadrën e tij të re, larg kontinentit evropian.
Son pritet të transferohet në Major League Soccer, te Los Angeles.
Kështu bëri të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Transferi i koreanit pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.
33 vjeçari i shtohet listës së futbollistëve të rangut botëror që po transferohen në futbollin amerikan, transferimeve si Lionel Messi, Luis Suárez e shumë të tjerëve.
Detajet e marrëveshjes ende nuk janë bërë publike.
Por, po raportohet se kontrata që do ta lidhë Son me klubin nga California do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028-të.
The post Vendosi të largohet nga Tottenham, koreani Son tashmë e ka gjetur skuadrën e re appeared first on Klan Kosova.



