Vepra e famshme e artit “praktikisht e shkatërruar” nga sulmet në Krime

Një panoramë e madhe që shfaqte një betejë të Luftës së Krimesë më 1853-1856 është dëmtuar rëndë nga një sulm ukrainas me dronë, sipas autoriteteve pushtuese ruse në Sevastopol. /REL/

Ndërtesa ku gjendej panorama e Rrethimit të Sevastopolit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dronë mëngjesin e 10 qershorit. Autoritetet pushtuese ruse në qytetin e Sevastopolit fajësuan Kievin për sulmin.Pamjet që shfaqin pjesë të djegura dhe të dëmtuara nga uji të panoramës, një nga veprat më të famshme të artit në Krime, duket se konfirmojnë se ajo është dëmtuar rëndë nga sulmi.
Ndërtesa ku gjendej panorama e Rrethimit të Sevastopolit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dronë mëngjesin e 10 qershorit. Autoritetet pushtuese ruse në qytetin e Sevastopolit fajësuan Kievin për sulmin.

Pamjet që shfaqin pjesë të djegura dhe të dëmtuara nga uji të panoramës, një nga veprat më të famshme të artit në Krime, duket se konfirmojnë se ajo është dëmtuar rëndë nga sulmi.

Ky fragment i pikturës, i filmuar pas largimit nga muzeu nga i cili ende dilte tym, përputhet me një pjesë të panoramës që është ruajtur në arkiva online.
Ky fragment i pikturës, i filmuar pas largimit nga muzeu nga i cili ende dilte tym, përputhet me një pjesë të panoramës që është ruajtur në arkiva online.
Një detaj nga panorama e Rrethimit të Sevastopolit fotografuar më 2015.Kjo vepër arti, që shfaq betejën e vitit 1855 gjatë Luftës së Krimesë, është 14 metra e gjatë dhe shtrihet në 115 metra rreth brendësisë së sallës së ekspozitës, të ndërtuar posaçërisht për të.
Një detaj nga panorama e Rrethimit të Sevastopolit fotografuar më 2015.

Kjo vepër arti, që shfaq betejën e vitit 1855 gjatë Luftës së Krimesë, është 14 metra e gjatë dhe shtrihet në 115 metra rreth brendësisë së sallës së ekspozitës, të ndërtuar posaçërisht për të.

Vizitorëve duke iu treguar panorama në Sevastopol në gusht të vitit 2015.Kjo vepër arti fillimisht u pikturua në fillim të viteve 1900 nga artisti ruso-francez, Franz Roubaud, por vepra origjinale u shkatërrua në masë të madhe gjatë Bashkimit Sovjetik nga forcat naziste. Copëza të saj që mbijetuan u evakuuan përmes transportit detar nga Sevastopoli më 1942 dhe u ruajtën në një vendndodhje të paspecifikuar.
Vizitorëve duke iu treguar panorama në Sevastopol në gusht të vitit 2015.

Kjo vepër arti fillimisht u pikturua në fillim të viteve 1900 nga artisti ruso-francez, Franz Roubaud, por vepra origjinale u shkatërrua në masë të madhe gjatë Bashkimit Sovjetik nga forcat naziste. Copëza të saj që mbijetuan u evakuuan përmes transportit detar nga Sevastopoli më 1942 dhe u ruajtën në një vendndodhje të paspecifikuar.

Një detaj i panoramës, që përfshin modele dhe pikturë, i fotografuar në gusht të vitit 2015.Një rikrijim tredimensional i veprës së Roubaudit u realizua në vitet ‘50 dhe u vendos në sallën e ekspozitës që është në formë rrethore. Është pikërisht kjo replikë që u dëmtua gjatë sulmit të 10 qershorit.
Një detaj i panoramës, që përfshin modele dhe pikturë, i fotografuar në gusht të vitit 2015.

Një rikrijim tredimensional i veprës së Roubaudit u realizua në vitet ‘50 dhe u vendos në sallën e ekspozitës që është në formë rrethore. Është pikërisht kjo replikë që u dëmtua gjatë sulmit të 10 qershorit.

Një fragment i panoramës origjinale shihet në një kinema lokale në Sevastopol më 10 qershor.Fragmentet origjinale të pikturës së famshme të Roubaudit ishin duke u përgatitur që të vendoseshin në ekspozitë në Sevastopol në kohën kur ndodhi sulmi me dronë më 10 qershor. Fragmentet ndodheshin në një ndërtesë të veçantë dhe nuk u dëmtuan gjatë incidentit.
Një fragment i panoramës origjinale shihet në një kinema lokale në Sevastopol më 10 qershor.

Fragmentet origjinale të pikturës së famshme të Roubaudit ishin duke u përgatitur që të vendoseshin në ekspozitë në Sevastopol në kohën kur ndodhi sulmi me dronë më 10 qershor. Fragmentet ndodheshin në një ndërtesë të veçantë dhe nuk u dëmtuan gjatë incidentit.

Zjarrfikësit duke punuar në çatinë e ndërtesës ku gjendej panorama Rrethimi i Sevastopolit më 10 qershor.Një zëdhënës i UNESCO-s u shpreh i alarmuar rreth raportimeve mbi sulmin me dron, përmes një emaili drejtuar Radios Evropa e Lirë. Por, ai shtoi se organizata “aktualisht nuk ka qasje në këtë zonë dhe nuk mund të verifikojë ende detajet e raportimeve”.
Zjarrfikësit duke punuar në çatinë e ndërtesës ku gjendej panorama Rrethimi i Sevastopolit më 10 qershor.

Një zëdhënës i UNESCO-s u shpreh i alarmuar rreth raportimeve mbi sulmin me dron, përmes një emaili drejtuar Radios Evropa e Lirë. Por, ai shtoi se organizata “aktualisht nuk ka qasje në këtë zonë dhe nuk mund të verifikojë ende detajet e raportimeve”.

Seksione të veprës së artit pas heqjes nga ndërtesa e dëmtuar më 10 qershor.Guvernatori në Sevastopol, që është vendosur nga Kremlini, Mikhail Razvozhayev, tha se “tashmë është e qartë se kryevepra e madhe e Franz Roubaud është shkatërruar pothuajse tërësisht”. Ai shtoi se vepra ishte digjitalizuar dhe “do të rikrijohet në formën e saj më të mirë”.Ushtria e Ukrainës nuk ka komentuar lidhur me sulmin.
Seksione të veprës së artit pas heqjes nga ndërtesa e dëmtuar më 10 qershor.

Guvernatori në Sevastopol, që është vendosur nga Kremlini, Mikhail Razvozhayev, tha se “tashmë është e qartë se kryevepra e madhe e Franz Roubaud është shkatërruar pothuajse tërësisht”. Ai shtoi se vepra ishte digjitalizuar dhe “do të rikrijohet në formën e saj më të mirë”.

Ushtria e Ukrainës nuk ka komentuar lidhur me sulmin.

Latest news
Related news