Vetaksidentohet vetura e FSK-së, ka të lënduar

Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës është vetaksidentuar në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se nga aksidenti ka të lënduar.

“Rreth orës 16:45 në Autostradën ‘A.Xhaferi’ Prishtinë-Ferizaj, në kilometrin e 9-të është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime, ku i përfshirë është një automjet (vetaksident)”, tha Hoxha për Klankosova.tv.

Ai më tej tha se pas informacioneve shtesë që do t’i pranojnë, policia do të njoftojë me kohë për detajet.

The post Vetaksidentohet vetura e FSK-së, ka të lënduar appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news