Videoja në media i kushton shoferit të veturës, gjobë dhe 3 muaj pa leje vozitjeje

Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë ka vazhduar me masat parandaluese ndaj kundërvajtësve që nuk respektojnë rregullat në komunikacion.

Sipas njoftimit të Policisë, ndaj një shoferi i cili është publikuar në disa portale më 28.06.2026, janë ndërmarrë veprime ligjore pasi i njëjti ka kryer tejkalim në kthesë, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrësit e tjerë në trafik, transmeton Klankosova.tv.

Për shkeljen e kryer, atij i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro, si dhe 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 3 muajsh.

Autoritetet kanë bërë të ditur se video-incizimi i rastit është siguruar dhe është dërguar përmes aplikacionit Viber, si dëshmi e shkeljes.

Policia në Pejë ka theksuar se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në trafik me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Latest news
Related news