Votimi me asistencë: VV ankohet për Han të Elezit, por jo në Kamenicë të cilën komunë e fitoi

Lëvizja Vetëvendosje po përdorë standarde të dyfishta ndaj fenomenit të votimit me asistencë gjatë zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Kjo për faktin se kjo parti politike ka reaguar ndryshe në dy komuna ku është raportuar i njëjti “problem”.

Në komunën e Hanit të Elezit, ku zgjedhjet i fitoi kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazhi, VV kishte dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar përsëritjen e votimit.

Sipas Vetëvendosjes, “pjesëmarrja e lartë e votuesve me asistencë” ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar, transmeton Klankosova.tv.

Vetëvendosje ka theksuar se dallimi mes dy kandidatëve ishte vetëm 134 vota, ndërsa numri i votave me asistencë në këtë komunë ishte pesë herë më i madh se kjo diferencë.

Megjithatë, për të njëjtin fenomen në komunën e Kamenicës, ku fitues doli kandidati i VV-së, Kadri Rahimaj, partia e Albin Kurtit nuk ka paraqitur asnjë ankesë.

Në Kamenicë, sipas KQZ-së, numri i qytetarëve që kanë votuar në 12 tetor është 15 mijë e 37, ku 1 mijë e 168 nga ta kanë votuar me asistencë.

The post Votimi me asistencë: VV ankohet për Han të Elezit, por jo në Kamenicë të cilën komunë e fitoi appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news