Vrasja e biznesmenit në Sarandë, policia në ndjekje të autorit – Klan Kosova

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lokalin e karburantit “Vëllezërit Ismaili sh.p.k.”. Fillimisht mes disa personave ka pasur konflikt me sende të forta për motive që ende nuk janë zbardhur, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit bashkë me personat e tjerë të përfshirë dhe me të plagosurin.

Policia po ushtron gjithashtu kontrolle në spitalet rajonale dhe klinikat private për lokalizimin e personit të plagosur, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

<!–

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

–>

Latest news
Related news