VV-ja po uzurpon seancën për qëllime partiake, nuk ka shumicë parlamentareSinjali

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe ish-pushtetin për pengim të qëllimshëm të procesit parlamentar, shkruan Gazeta Sinjali.

“Krejt qytetarët sot u bën dëshmitarë të faktit që partia që ka dalë e para dhe ish pushteti e uzurpun një drejtë kushtetuese që u është dhënë përmes deputetit më të vjetër, për me pengu rrjedhën e seancës. Mund t’ju them që këta në mënyrë të organizuar kanë ardhur me pengu seancën,” tha Krasniqi.

Ai e cilësoi këtë si një “uzurpim partiak të institucionit përfaqësues të qytetarëve”, duke shtuar se në vend të votimit të raportit të komisionit, u keqpërdor e drejta kushtetuese për të ndjekur agjenda politike.

“Sot ka pasur uzurpim partiak të institucionit përfaqësues të qytetarëve. Në vend të zbatohet skenari i seancës, të hudhet votim raporti, por u keqpërdor kjo e drejtë që i takon deputetit më të vjetër, për me arrit qëllime partiake politike. Këta jo që s’kanë shumicë, por s’janë as afër shumicës,” deklaroi ai.

Krasniqi i ftoi deputetët e shumicës që të mos e mbajnë peng konstituimin e Kuvendit dhe t’i përmbahen afateve kushtetuese. “S’munden me u sjell me këtë shpërfillje ndaj vullnetit qytetar. Është për keqardhje, por sot pati shpërfaqje të qartë që këta nuk kanë shumicë parlamentare dhe me që s’kanë po dëshirojnë me ble kohë, edhe 48 orë për mi bo pazaret politike, të cilat edhe pas dy dite do t’i kenë në nivelin e njëjtë,” tha ai.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news