Kryetari aktual i Obiliqit, Xhafer Gashi në “Rubikon” në Klan Kosova pati kritika për nivelin qendror, duke thënë se qytetarët e të gjitha komunave duhet të trajtohen njëjtë.
“Faktikisht unë mendoj edhe për qeverinë edhe për komunën qytetarët ish dashtë të trajtohen njëjtë, dhe fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur në katër vitet e fundit”, tha Gashi.
“Unë mendoj jo sikurse edhe qeveritë e mëhershme kemi arritur të kemi donacione nga niveli qendror gjatë këtyre katër viteve, fatkeqësisht nuk e kemi pasur mundësinë edhe nga donatorët ndërkombëtar për shkak të edhe rrethanave që janë krijuar”, vijoi tutje ai.
Gashit tutje tha se tashmë janë mbi 10 mijë drunj që janë mbjellur në Obiliq, kjo për ruajtjen nga ndotja e ajrit.
Ndër tjerash, ai përmendi edhe vendet se ku do të ketë parqe të reja.
Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë detaje:
The post Xhafer Gashi kritika për nivelin qendror: Qytetarët e të gjitha komunave duhet të trajtohen njëjtë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



