Xhaka i dëshpëruar pas eliminimit (VIDEO)

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, është dukur tejet i dëshpëruar pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Pas ndeshjes, ai u shfaq duke diskutuar me dy ish-futbollistët e tjerë shqiptarë të kombëtares zvicerane, Valon Behramin dhe Blerim Xhemajlin.

Pamjet i ka siguruar drejtori i Sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, njofton Klankosova.tv.

Helvetikët nuk ia dolën ta mundin Argjentinën në çerekfinale.

“Nati” nga minuta e 72-të ishte me një futbollist më pak, pasi Breel Embolo u përjashtua nga loja.

Skuadra e drejtuar nga Murat Yakin, u mposht me rezultat 3:1 pas vazhdimeve./ Klankosova.tv.

Latest news
Related news