Xhiro me Vjosën e Lumirin: Çka e bën bashkë dyshen, pos politikës? (VIDEO)

Në rrugëtimin e sotëm të kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe kandidates për presidente të kësaj partie, Vjosa Osmani, bashkë me ta në veturë ishte edhe gazetari Fidani Jupolli që realizoi një intervistë më ndryshe me dy politikanët.

Por, përveç xhiros me makinë, Abdixhikut e Osmanit, u deshtë të përgjigjën edhe në disa pyetje, raporton Klan Kosova.

Këtu s’u la pa u përmend bashkimi i tyre në LDK.

Përveç kësaj, kandidatin për kryeministër e atë për presidente i bashkon edhe një gjë tjetër, që është muzika.

Ndërkaq Abdixhiku tha se ky bashkim nuk erdhi thjeshtë për partinë.

E Jupollit i premtuan që për planet e tyre do të flasin gjerë e gjatë në studion e emisionit DPT te Fidani në Klan Kosova.

Ndiqeni kronikën:

Latest news
Related news