Ylber Ramadani regjistroi një tjetër moment të rëndësishëm në karrierë, duke zhvilluar ndeshjen e 100-të me fanellën e US Lecce në duelin ndaj Juventus.
Megjithatë, mesfushori shqiptar nuk arriti ta festojë me rezultat pozitiv jubileun e tij, pasi Lecce u mposht minimalisht 0-1 nga bardhezinjtë dhe vazhdon të mbetet në rrezik për rënien nga Serie A, transmeton Klankosova.tv.
Ramadani ishte edhe një herë ndër lojtarët më të dalluar në fushë për nga angazhimi fizik. Ai përshkoi plot 11.6 kilometra gjatë ndeshjes, duke qenë futbollisti që vrapoi më së shumti në takimin ndaj Juventusit.
Që nga transferimi i tij te Lecce, Ramadani është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës së skuadrës italiane, falë luftës së madhe në fushë dhe stabilitetit në lojë.
Deri më tani, ai ka realizuar 3 gola me fanellën e Lecces në të gjitha garat./Klankosova.tv



