Ymeri: VV-së nuk i intereson gruri i Kosovës, ia ka hapur dyert atij të Serbisë

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje nuk i intereson gruri i Kosovës, por se ia ka hapur dyert atij të Serbisë.

Ymeri, në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se se nga Serebia janë importuar miliona kilogram grurë, ndërsa bujqit tanë diktohen në çmim e edhe eliminohen.

Postimi i saj i plotë:

Për gjeneratat e reja, që nuk e kanë pa kurrë titujt e socializmit për punimin e tokave, gjithmonë llogarisni a humb a fiton shteti me një projekt.

Shembull: Profitabiliteti i punimit të tokës nga Komuna e Kamenicës:

3 Hektarë kah 4500 kg grurë bëjnë 13 500 kg

13 500 kg kah 17 cent  bëjnë 2295 Euro.

Po edhe nëse bën kilogrami i grurit 19 cent prapë 2,565 Euro.

Munden me ndryshu pak parametrat po jo tepër se kemi të bëjmë me limite fizike jo ëndrra politike. 

Hiq paratë për naftë, hiç paratë për punëtorë, del që je larg edhe 2000 Eurove.

Në anën tjetër mund t’i japësh tokën me qira fermerit më të mirë me konkurs, të jep grurin sa të duhet për fëmijë, punëson njerëz të tjerë edhe vazhdon jeta e shtetit.

Punëtorë e paratë që ke i shfrytëzon diku tjetër ku fiton prapë e ku nuk humb shteti.

Respekt për Kryetarin Rahimaj, nuk e njoh, as nuk e mendoj se VV e implementon sistemin komunist se i duan oligarkët e tenderat por para se të bëhen tituj për punë e krahasime me Francë duhet të dijmë a po fiton shteti i Kosovës apo propaganda e partisë se kinse po punon VV.

Sa për informim, VV-së aq nuk i ka interesu gruri i Kosovës saqë janë çel dyert hap e krah për grurin serb, janë importu miliona kilogram ndërsa sot bujqit tanë diktohen në çmim e edhe eliminohen.

Latest news
Related news