Zbulohet skema kriminale: Nafta e porositur nga Kosova u zbraz në Shqipëri dhe u mbush me ujë (VIDEO)

U nis si naftë, por në destinacion mbërriti tjetër çka. Lënda djegëse që u porosit nga Kosova në Evropë, kur arriti në Shqipëri, u zbraz e cisternat u mbushën me ujë aq sa ishte pasha e karburanti.

Nafta u shit në tregun e zi për përfitime të majme nga pronarët e pompave, që për të arsyetuar importin, lëshuan edhe fatura fiktive për kompani kryesisht ndërtimore, raporton Klan Kosova.

Kjo skemë kriminale, fundin e pati të mërkurën paradite.

Prokuroria Speciale, bashkë me Policinë e hetuesit nga Administrata Tatimore dhe Dogana, zhvilluan një aksion të gjerë, në Prishtinë, Prizren, Mamushë, Gjilan dhe Viti.

Ekipet e forenzikës dyshohet se kanë arritur të sigurojnë edhe mostrat që pritet të dërgohen në ekzaminim.

Po ashtu janë sekuestruar një varg provash për dyshimet e ngritura.

Për rastin ka reaguar edhe Shoqata e Naftarëve, që këto raste i sheh të izoluara dhe nuk përfaqësojnë punën e profesionalizmin e shumicës së operatorëve të këtij sektori.

Të gjitha detajet i gjeni në kronikën e Klan Kosovës:

Latest news
Related news