Zelensky: Biseda me Trump-in `e sinqertë` dhe `shumë thelbësore`
Kosova.info – Drejt, shpejt, guximshëm… 15 vite me ju!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka komentuar bisedën e tij të mëparshme telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke e përshkruar atë si “pozitive”, “të sinqertë” dhe “shumë thelbësore”.
“Ne ramë dakord që Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur një fund real të luftës dhe paqe të qëndrueshme,” thotë ai, raporton BBC.
“Ne besojmë se së bashku me Amerikën, me presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, mund të arrihet paqja e qëndrueshme këtë vit”, shtoi, mes tjerash, Zelensky. /Kosova.info/
The post Zelensky: Biseda me Trump-in `e sinqertë` dhe `shumë thelbësore` appeared first on Kosova.info. Shkruar nga: Kosova.info



