Zgjedhjet e 7 qershorit – LVV kryeson në 24 komuna, PDK në dy, AAK në njëSinjali

Sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forca e parë në 24 komuna, duke përfshirë edhe komunën e Istogut dhe atë të Junikut.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson në dy komuna, përkatësisht në Skenderaj dhe Drenas, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dalë e para në komunën e Deçanit.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka arritur të dalë forca e parë në asnjërën prej 38 komunave të vendit.

Referuar të dhënave të gjertanishme, në komunën e Mamushës, forca e parë politike është Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP).

Nga ana tjetër, Lista Serbe kryeson në 10 komuna me shumicë serbe.

Shpërndarja e komunave ku partitë kanë dalë të parat është si vijon:

LVV – 24 komuna

Lista Serbe – 10 komuna

PDK – 2 komuna (Skenderaj, Drenas)

AAK – 1 komunë (Deçan)

KDTP – 1 komunë (Mamushë).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news