Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Kordhocë të Gjirokastrës, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të një kopshti dhe duke rrezikuar dy banesa pranë zonës së prekur.

Sipas informacionit nga Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Gjirokastër, pas marrjes së njoftimit, menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit.

Me mbërritjen në terren, ata konstatuan se flakët kishin përfshirë një pjesë të konsiderueshme të kopshtit dhe po rrezikonin të përhapeshin drejt dy banesave.

Mirëpo, zjarrfikësit e kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur dëmtimin e banesave dhe përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera materiale./TCh

Latest news
Related news