Gërxhaliu kritikon Kurtin: Kosova nuk e ka luksin ta refuzojë gazin amerikan (VIDEO)

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, sidomos rreth gazit amerikan.

Gërxhaliu u shpreh në DPT te Fidani se Kosova nuk e ka lluksin ta refuzojë.

“Në rend të parë unë besoj se ka qenë kampanjë zgjedhore dhe nuk e besoj që dikush në Kosovë e ka lluksin apo komoditetin që në këtë mënyrë ta refuzojë një ofertë të tillë amerikane. Në rend të dytë për hir të shikuesve tuaj të respektuar po e them një fjali: Edhe atëherë historikisht nuk kemi menduar që Amerika e ka keq, ka dalë që Amerika e ka pasur mirë dhe neve na ka dalë keq”, tha Gërxhaliu në Klan Kosova.

“Prandaj në këtë drejtim të refuzohet një projekt i tillë, i cili ka rëndësi jo vetëm ekonomike, jo vetëm integruese por edhe gjeostrategjike, besoj që Qeveria e Kosovës cilado të jetë nuk do ta një gjë të tillë”, shtoi ai.

Latest news
Related news