Plagosja në Prishtinë: Shkëlqim Kastrati i shpëtoi kallashit, u kurthua në livadh (VIDEO)

Në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë, një veturë G-Class është përfshirë në një aksident pas një përplasjeje me mur dhe dy makina të tjera, duke lënë të lënduar Shkëlqim Kastratin.
I njëjti u nxor nga automjeti nga policia dhe u dërgua në spital.

Sipas informacioneve, ai dyshohet se ka mbijetuar një atentati me armë zjarri në afërsi të vendngjarjes, ku janë shkrepur edhe breshëri plumbash me kallashnikov.

Policia dhe forenzika janë duke hetuar rastin, ndërsa i dyshuari N.B është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur:

Ndërkohë, sipas QKUK-së, i plagosuri Shkëlqim Kastrati është dërguar për trajtim jashtë vendit.

I plagosuri në Veternik Shkëlqim Kastrati, dërgohet për trajtim jashtë vendit

Latest news
Related news