Mungesa e stentave: Pacientët me javë në spital e në pritje (VIDEO)

Qendra Klinike Universitare e Kosovës po përballet me mungesë të materialit për stenta.

Ato nuk po iu vendosen pacientëve as në rastet urgjente.

Mungesën e stentave e ka konfirmuar edhe drejtuesi i Klinikës së Kardiologjisë, Faik Shatri, anise tha se ajo është gjysmake.

“Gjate dy javëve të fundit kemi pasur mungesa të pjesshme në furnizim. Jemi në pritje të furnizimit, ngase operatorët ekonomik i kanë nënshkruar kontratat. Puna me pacientë është duke vazhduar në mënyrë të rregullt”.

Kjo nuk është hera e parë, Klan Kosova muaj më parë ka raportuar për mungesën e theksuar të stentave, ku kryheshin vetëm rastet urgjente.

Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

 

Latest news
Related news