Zgjedhjet e 9 shkurtit: Vetëvendosje në panik, organizon udhëtim falas nga Gjermania

Lëvizja Vetëvendosje duket se është në panik.

LVV-ja po mundohet që t’i sjellë sa më tepër njerëz nga diaspora për të votuar fizikisht në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo parti ka nisur organizimin e disa udhëtimeve falas nga qytetet e Gjermanisë.

Nisja për në Kosovë bëhet me datë 6 shkurt 2025 nga 13 qytete.

Nuk dihet se sa autobusë janë aranzhuar për ta realizuar këtë udhëtim dhe as sa kushton bileta kthyese, por sigurisht se për ta realizuar një udhëtim të tillë duhen goxha para.

The post Zgjedhjet e 9 shkurtit: Vetëvendosje në panik, organizon udhëtim falas nga Gjermania appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news