Zhegrova: Lumir Abdixhiku, njeri me vizion të qartë e planprogram të mirë (VIDEO)

Dy muaj para se të nisë zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje e prezantoi si kandidat të listës së partisë që ai e drejton babanë e futbollistit të njohur Edon Zhegrova, Lulzimin.

Ky i fundit, që lajmin ia kumtonte Edonit përmes telefonit, ka nisur edhe zyrtarisht fushatën duke kërkuar votat për të hyrë si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në intervistën për Rubikon, ku tregoi se nuk ka ardhur në Kosovë për pagë të deputetit por për të dhënë kontributin në sport, ka pasur fjalë të mëdha për shefin e tij të partisë.

“Është e vërtetë që LDK në zgjedhjet e kaluara nuk e ka pasur rezultatin e mirë, mirëpo me ardhjen e nominimin e Lumir Abdixhikut për kryeministër, kam biseduar shumë me të dhe e kam pa që është një djalë me një vizion të qartë, ka guximin, ka dijen dhe ka një program jashtëzakonisht të mirë për Kosovën në përgjithësi. Na synojmë për fitore, synojmë që Lumir Abdixhiku të jetë kryeministër i ardhshëm, se është djalë i zgjuar, djalë i mirë dhe që do të punojë për Kosovën”, tha Zhegrova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news