Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë zonën e Llamanit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe shkurre në zonën e Llamanit në Himarë.

Siç shkruan Euronewsal, flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke rrezikuar të përfshijnë një sipërfaqe edhe më të madhe toke.

Në vendngjarje ndodhen pesë mjete të forcave zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll, transmeton Klankosova.tv.

 Në operacion janë angazhuar edhe efektivë të shërbimeve të emergjencës, të cilët po monitorojnë zhvillimin e situatës dhe po ndërhyjnë në pikat më problematike.

Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo banesa të rrezikuara, ndërsa puna e zjarrfikësve vijon pa ndërprerje për izolimin e vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Latest news
Related news