Zjarr i tretë në të njëjtin livadh, banorët e lagjes “Luigj Gurakuqi” kërkojnë masa urgjente

Një zjarr që është përfshirë disa herë brenda një periudhe të shkurtër në një livadh përgjatë rrugës “Luigj Gurakuqi” në Ferizaj, po shqetëson banorët e zonës.

Një banor ka bërë të ditur për redaksinë e Klankosova.tv, duke thënë se livadhi ndodhet shumë afër shtëpive të banimit dhe paraqet rrezik për to.

Ai tha se rreziku nuk u kanoset vetëm shtëpive, por edhe bizneseve që ndodhen afër, përfshirë një market dhe një restorant.

Sipas tij, në këtë hapësirë gjenden edhe tela të rrymës, çka, siç thotë ai, e rrit edhe më shumë rrezikun.

Banori thotë njëherësh se zjarri është ndezur tri herë dhe, sipas tij, edhe pse kanë njoftuar zjarrfikësit, intervenimi shpesh është bërë me vonesë.

“Kërkojmë që ky rast të trajtohet me seriozitet dhe të merren masa për mirëmbajtjen e livadhit dhe parandalimin e rasteve të ngjashme, para se të ndodhë ndonjë tragjedi”, tha mes tjerash ai për Klankosova.tv.

Latest news
Related news