Zubimendi pas kalimit te Arsenali: Më e mira ende nuk ka ndodhur

Mesfushori spanjoll, Martin Zubimendi, ka nënshkruar sot me Arsenalin, kontratë e cila kapë vlerën e afro 60 milionë eurove.

Zubimendi foli pas transferimit te “Topçinjtë” duke thënë se ekipi është shumë i ri, i motivuar dhe ambicioz.

“Këtu, më e mira ende nuk ka ndodhur. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme në karrierën time”, tha Zubimendi, shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, transmeton Klankosova.tv.

“Sigurisht, është një ndryshim i madh, por jam gati të nis”, tha Zubimendi.

Ai iu bashkua Arsenalit pas një sezoni fantastik te Real Sociedadi, ku luajti 36 ndeshje, shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim.

 

The post Zubimendi pas kalimit te Arsenali: Më e mira ende nuk ka ndodhur appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news