Zv/ministrat e rinj: Emërimet, abuzim me buxhetin e shtetit (VIDEO)

Teksa bisedimet për institucione të reja po vazhdojnë, në të vjetrat po bëhen emërime.

Një të tillë e bëri para tri ditësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kur caktoi si zëvendësministër të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Enver Dugollin.

Për një hartues të Kushtetutës, me formimin e organeve të reja shtetërore, automatikisht përfundon funksioni i të gjithë të emëruarve gjatë kësaj periudhe. Edhe monitoruesit e Kuvendit e shohin të pavend dekretin, duke thënë se koalicioni potencial sjell emërime të reja.

Por kjo nuk është hera e parë që Kurti bën emërime gjatë kohës sa është në detyrë. Njëjtë kishte vepruar edhe vitin e kaluar, me emërime në pozita të ndryshme.

Zbuloni më shumë përmes kronikës në vijim:

Latest news
Related news