Zyrtare: Egzon Shabani largohet nga Dinamo Ferizaj

Klubi i futbollit FC Dinamo Ferizaj ka njoftuar zyrtarisht se trajneri i ekipit, Egzon Shabani, ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit për arsye personale.

Përmes një komunikate, klubi ferizajas ka falënderuar Shabanin për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë periudhës sa ishte në krye të skuadrës, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.

“Klubi e falënderon Egzon Shabanin për punën dhe angazhimin e dhënë për ekipin tonë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit.

Nga FC Dinamo Ferizaj kanë bërë të ditur gjithashtu se emri i trajnerit të ri do të bëhet publik në ditët në vijim./Klankosova.tv

Latest news
Related news