Federata Gjermane e Futbollit ka konfirmuar se Jurgen Klopp është i interesuar të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë.
Sipas njoftimit të DFB-së, federata synon të zhvillojë bisedime me ish-trajnerin e Liverpoolit për të diskutuar mundësinë e emërimit të tij si përzgjedhës i ri i “Pancerëve”.
Klopp, i cili është një nga trajnerët më të vlerësuar në futbollin evropian, shihet si kandidati ideal për të udhëhequr Gjermaninë në ciklin e ardhshëm të garave ndërkombëtare.



