Ndeshja e dytë çerekfinale e Champions League më 27 mars, mes Barcelonës dhe Wolfsburgut, do të luhet në stadiumin Johan Cruyff dhe jo në Olympic Lluis Companys , siç ishte planifikuar, njoftoi klubi katalanas të hënën, përcjell Klankosova.tv
Përmes një deklarate për media, Barcelona ka njoftuar se vendimi vjen pasi nuk mund të garantohet gjendje e mirë e fushës për shkak të mbingarkesës së ndeshjeve gjatë muajit mars.
“Nuk mund të garantonte një gjendje të mirë të barit. Dhe për këtë arsye klubi në marrëveshje me UEFA-n, ka vendosur ta zhvendosë ndeshjen në Johan Cruyff”, shkruhet ndër të tjerash në njoftimin e klubit katalanas.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



