Chelsea ka zyrtarizuar emërimin e Xabi Alonso në postin e trajnerit.
“Blutë” bënë të ditur se strategu spanjoll do ta nisë zyrtarisht punën më 1 korrik 2026, pasi ka arritur marrëveshje për një kontratë katërvjeçare në “Stamford Bridge”, transmeton Klankosova.tv.
Përmes një njoftimi zyrtar, Chelsea i ka uruar mirëseardhje ish-mesfushorit të njohur spanjoll, i cili konsiderohet një nga trajnerët më të vlerësuar të brezit të ri.
Chelsea Football Club is delighted to announce the appointment of Xabi Alonso as Manager of the Men’s Team.
The Spaniard will begin his role on July 1, 2026, having agreed a four-year contract at Stamford Bridge.
Welcome to Chelsea, Xabi!
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 17, 2026
Emërimi i Xabi Alonsos vjen në një moment të rëndësishëm për klubin anglez, që synon rikthimin në majat e futbollit anglez dhe evropian në sezonet e ardhshme.



