Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë ka zhvilluar një aksion të gjerë gjatë ditës së djeshme, i cili ka goditur një rrjet të dyshuar për korrupsion në sistemin e pajisjes me patentë-shofer në disa qytete të Kosovës.
Në aksionin e koduar “Patenta”, janë arrestuar gjithsej 11 persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në keqpërdorime të rënda me procesin e testimit dhe dhënies së lejeve të vozitjes.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, 9 nga të ndaluarit janë të lidhur direkt me qendrat për patentë-shofer dhe autoshkolla në Gjilan dhe Gjakovë.
Sinjali ka zbuluar ekskluzivisht emrat e të arrestuarve për aksionin e patentë-shoferëve: Kamer Shabani, drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjakovë, Kader Saber Arifaj, pronar i një autoshkolle në Gjakovë, Sadri Sutaj, ekzaminer, Avni Avdyli, drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjilan, Trim Avdyli, ekzaminer dhe djali i drejtorit, Emsh Ahmeti, ekzaminer, Drilon Ahmeti, punëtor në një autoshkollë dhe dy persona të tjerë me pozita të përfshira në procesin e testimit.
Gjithashtu, Sinjali ka mësuar se se në mesin e të arrestuarve që raportoi gjatë ditës janë edhe Afrim Toçani, 59 vjeçar dhe Naim Murseli.
Në këtë operacion janë sekuestruar një numër i madh i provave materiale:
1 armë AK-47, 2 revole, 224 fishekë, para të gatshme në euro dhe franga zvicerane, 17 telefona mobilë, 3 kompjuterë, 2 USB si dhe dokumentacion i rëndësishëm që do të përdoret në vijim të hetimeve.
Në një rast tjetër, por të lidhur me aksionet e ditës, në komunën e Vitisë, Sinjali ka raportuar se është arrestuar Ekrem Ahmeti, 56-vjeçar, i cili u kap me një armë gjahu të llojit dytytëshe vertikale (turke) dhe dy fishekë të kalibrit 12 mm. Hetimet zbuluan se leja e armës kishte skaduar që në vitin 2011, duke e bërë posedimin e saj të paligjshëm.
Sinjali do të vazhdojë të sjellë ekskluzivisht zhvillimet më të fundit nga ky rast i ndjeshëm.
Shënim: Personii apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

