19-vjeçarja nga Podujeva e zhdukur prej katër ditësh, familja kërkon ndihmëSinjali

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Podujevë, ku një vajzë, rreth 19-vjeçare është zhdukur prej katër ditësh dhe vendndodhja e saj mbetet ende e panjohur.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është denoncuar sot në Stacionin Policor të Podujevës nga babai i 19-vjeçares, i cili ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia më 22 prill 2025, rreth orës 11:55 dhe prej asaj dite familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sipas deklaratës së babait të të zhdukurës, ajo vuan nga probleme shëndetësore dhe nuk di të orientohet për të kthyer në shtëpi.

Burimet e Sinjalit tregojnë se kjo nuk është hera e parë që vajza largohet, por kësaj radhe shqetësimi i familjes është më i madh, pasi ajo nuk është kthyer për ditë të tëra.

Policia është në dijeni të rastit dhe, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur procedurat e kërkimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news