Vdes 7-vjeçarja që u aksidentua ditë më parë në Fier

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin.

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur ditë më parë e ka humbur jetën një vajzë 7-vjeçare.

E mitura, e cila po luftonte për jetën në spital pas plagëve të marra, nuk arriti t’i mbijetojë dëmtimeve të rënda.

Aksidenti ndodhi në unazën e qytetit të Fierit, ku automjeti me të cilin udhëtonte vogëlushja humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një banese.

Menjëherë pas përplasjes, e mitura u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve të rënda, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, vajza ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të thellë te familjarët dhe ka prekur mbarë komunitetin fierak.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Latest news
Related news