21 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Agjencisë Kombëtare për Mbrojtje Civile, në Shqipëri janë raportuar për 21 vatra zjarri, nga të cilat katër vatra janë ende aktive.

Disa nga këto vatra zjarri janë evidentuar në Bashkinë e Elbasanit, Librazhdit, Përrenjasit, Vlorës, Finiçit, Tiranës, Kavajës, Lezhës, Kurbinit, Beratit e të tjera, transmeton Klankosova.tv.

Sipas AKMC-së, situata sot është e qetë lidhur me situatën e zjarreve.

The post 21 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, katër ende aktive appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news